Introduction
Dhuna ndermjet femijeve eshte nje forem e sjelljes agresive ne te cilen dikusht qellimisht dhe ne menyre te perseritur I shkakton lendim ose shqetesim nje personi tjeter.Dukuria e dhunes ne shkolle eshte si pasoje e dobesis se lidhjes mesues-nxenes-prinder si dhe paaftesi e mesuesve per te punuar dhe mungesa e vullnetit per te ndikuar te ata.Mjaft mesues nuk e njohin aq sa duhet moshen e tyre dhe nuk jan te motivuar sa duhet qe te ndikojn ne kete moshe te femijet.Dhuna ndërmjet nxënësve në shkollë është një dukuri e pranishme si në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, ajo është problem kompleks dhe global që ka prekur të gjitha kontinentet, si edhe vendin tonë. Sjelljet agresive dhe dhuna ndaj fëmijëve shihet si një problem serioz që rrezikon zhvillimin, mirëqenien e fëmijëve, cenon të drejta themelore dhe dinjitetin e tyre.
Task
Qëllimi
Qëllimi i punes është identifikimi dhe analiza e gjendjes aktuale të sigurisë në shkolla dhe veprimet që duhet të ndërmerren lidhur me të, nxjerrja e përfundimeve dhe hartimi i rekomandimeve për institucionet vendimmarrëse për parandalimin e dhunës dhe përmirësimin e sigurisë në shkolla.
Objektivat e studimit janë:
1. Evidentimi i nivelit të dhunës ndërmjet nxënësve në shkollë
2. Njohja me efektet qe shkakton dhuna te femijet dhe adoleshentet.
3. Evidentim i shkaqeve qe I cojne nxenesit drejt dhunes
Process
Dhuna në shkollë përfshin në vetevete një sërë sjelljesh të cilat kërcënojnë dhe lëndojnë fëmijen fizikisht dhe emocionalisht.
Këto sjellje përfshijnë abuzimin verbal dhe emocional, kërcënimet direkte dhe indirekte, vjedhjet dhe shkatërrimin e mjeteve shkollore, ngacmimin seksual, goditjet (sulmet) e lehta dhe të rënda, disiplina e dhunshme dhe poshtëruese në shkollë dhe kërcënimi apo përdorimi i llojeve të ndryshme të armëve brenda objektit shkolle kryerësit e këtyre veprave janë kryesisht të rinj. Fakti që ky fenomen është i pranishëm jo vetëm në shkollat e mesme por edhe në shkollat fillore është edhe më shqetësues ,nuk janë të pakta rastet kur këto sulme dhe përleshje përfundojnë tragjikisht duke marrë jetë nxënës
Vërehet se nxënësit që janë bërë pjesë e konflikteve me moshatarët në shkolla vijnë përgjithësisht nga familje me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Në disa raste del se prindërit janë të ndarë (pra, që e kanë zgjidhur ligjërisht martesën ndërmjet tyre) ose njëri prej tyre jeton larg familjes, apo kur një prej kryefamiljarëve ka probleme, si alkooli, droga apo bixhozi..

Studimet tregojnë se sistemi i edukimit në Shqipëri po përballet sot me sfida të mëdha, kur i referohemi sigurisë në shkollë. Ndaj mund të themi se ky nuk është një mjedis i përshtatshëm ku synohet që nxënësit shkojnë për t’u arsimuar. Dhuna, është një çështje e ndjeshme që shkakton e nxit ankth. Për shkak se ai ngjall emocione dhe imazhe negative, kërkon kurajë ta sfidosh drejtpërsëdrejti.
Shkollat janë organizata komplekse, duke qenë se shërbejnë për funksione të ndryshme. Kuptohet se parimisht ato kanë funksionin e edukimit akademik, por, përpos kësaj, nga shkollat pritet që të kenë edhe funksionin e socializimit/shoqërizimit. Shkolla, përveç frymëzimit për arritje akademike, mundëson edhe plotësimin e nevojave të ndryshme të nxënësve, duke filluar nga nevojat komplekse sociale dhe emocionale e deri te nevojat themelore për ngrohtësi dhe strehi . Por, nëse nxënësit në shkolla janë të shqetësuar dhe të mbushur me frikë se mos bëhen objekt i dhunes nga nxënësit e tjerë, atëherë të dyja këto funksione, pra, ai për të mësuar dhe për tu shoqërizuar, do të zënë një vend të vogël. Kështu, dhuna e zëvendëson kënaqësinë e mësimit dhe të bashkëpunimit me frikë dhe me ankth. Si pasojë e kësaj krijohet një klimë dhune në shkollë, e cila bie ndesh me qëllimin kryesor që shkolla ka për edukimin e qytetarëve, si dhe për t’i njohur nxënësit me të drejtat për të jetuar në një mjedis pa frikë dhe pa u ndjerë të huajPor, nuk është e rëndësishme të dihet vetëm shpeshtësia dhe karakteristikat e dhunes, por është shumë e rëndësishme të dihet edhe qëndrimi, perceptimet si dhe reagimet e mësuesve ndaj kësaj dukurie, pasi ata jo vetëm që luajnë një rol kritik në pakësimin e këtyre rasteve, por e kanë për detyrë të krijojnë një mjedis të sigurt për nxënësit e tyre.
Në pergjithesi nxenesit modelet qe mësojnë në familje dhe në shoqërinë e gjerë të komunitetit ku jetojnë, përpiqen t’i zbatojnë edhe nëpër shkolla. Gjithashtu, në shkollat tona nuk bëhet një punë shumë e mirë, pra, e thënë ndryshe punë me nxënësit, në mënyrë që atyre tua organizojnë dhe tua drejtojnë energjitë sipas një drejtimi të caktuar e të dobishëm. Veçanërisht nxënësit nuk mësohen se si t’i zgjidhin problemet në mënyrë krijuese, në mënyrë konstruktive, duke mos kërkuar që t’i zgjidhin problemet e tyre nëpërmjet dhunës.
Evaluation
Format e dhunes
Në teoritë mbi dhunën, sot ekzistojnë mbi dhjetëra klasifikime të dhunës. Sjelljet e dhunshme mund te ndahen në disa lloje, sipas formës së tyre, funksionit dhe sipas asaj se kujt i drejtohet.Pra I ndajme ne:
• Dhune fizike
• Dhune psikologjike
• Dhune verbale
• Dhune sociale
Dhuna fizike
Dhuna fizike. Është lloj i dhunës me të cilën mund të lëndohet trupi i personit tjetër me goditje, shkelmim, shtyrje, ngulfatje, rrëmbim dhe shkatërrim të sendeve etj.Pra abuzim fizik do të konsiderohet çdo veprim, i cili rezulton në traumë jo-aksidentale duke shkaktuar dhunim trupor të pa-arsyetuar ose një denim të pajustifikuar.

Dhuna psikologjike(emocionale)
Dhuna psikologjike/emocionale. Nënkupton aktet të cilat shkaktojnë ose kanë mundësi të madhe të shkaktojnë dëm në shëndetin ose në zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral ose social të fëmijës. e. Abuzimi psikologjik është po aq i dëmshëm sa të gjitha llojet e tjera të abuzimit siç është dhe ai fizik
Dhuna verbale dhe sociale
• Dhuna verbale do te quajm ateher ku përdoret fjala për lëndimin e ndjenjave të dikujt, si thirrja me emra fyes, kërcënimi, frikësimi, turpërimi, përqeshja për shkak të pamjes apo prejardhjes,nofkat ofenduese te gjitha keto perbejn dhunë verbale.Ne shume raste dhuna verbale eshte veti e vajzave te cilat e perdorin ate si dhe teknikat e perjashtimeve sociale per te sunduar te te tjeret dhe per te treguar epersi dhe pushtetin e tyre.
• Dhuna sociale quajm ne rastet në të cilat dikush përjashtohet nga shoqëria dhe i shtyn të tjerët për mos shoqërim me personin e caktuarduke i be rata te ndihen te shperfillur,kjo eshte ajo qe quajm dhunë sociale.
Faktoret dhe shkaqet e dhunes
Brengosja për shkak të rritjes së dhunës në jetën e përditshme, sidomos ndërmjet të rinjve, provohet të sqarohet përmes faktorëve të ndryshëm. Ka shumë faktorë të mundshëm të sjelljes agresive dhe dhunës të fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët lidhen me individualitetin e tyre, familjen e tyre, ndikimet e shkollës dhe ndikimet tjera shoqërore. Problemet e shumta të fëmijëve dhe të rinjve shpesh janë rezultat e injorimit apo të ndihmës dhe mbrojtjes joadekuate në familje, në shkollë apo mjedis të gjerë . Pasiguria dhe dhuna në shkolla është rezultat i ndikimit të faktorëve si:
Faktorët individualë - dija, qëndrimet, mendimet për dhunën, përdorimi i drogës dhe alkoolit, qenia dëshmitar i dhunës apo të qenurit viktimë e dhunës ndërpersonale, qasja ndaj armëve të zjarrit dhe armëve të tjera;
Faktorët që rrjedhin nga familja - mungesa e dashurisë dhe e mbështetjes prindërore; eksperienca me dhunën në shtëpi; dënimi fizik dhe keqtrajtimi i fëmijëve; prindërit apo dhe vëllezërit e motrat, të përfshirë në sjellje kriminale.
Faktorët shoqërorë – pabarazia shoqërore-ekonomike, urbanizmi dhe mbipopullimi; zhvillimi i shpejtë ekonomik, shoqëruar me nivel të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve; ndikimet e mjeteve të informimit publik; normat shoqërore që përkrahin sjellje të dhunshme; disponueshmëria e armëve; situata e paskonfliktit
Nxënësit bëhen të dhunshëm për shkak të: shprehjes së ndjenjave – disa nxënës përdorin dhunën për të shprehur ndjenjën e zemërimit apo frustrimit
Efektet e dhunes
Dhuna mund të ndikojë të çdo njeri: ata që janë viktima, ata që janë agresorë dhe ata që janë shikues të drejtpërdrejtë të tij. Dhuna lidhet me shumë pasoja negative, që ndikojnë në shëndetin mendor, në përdorimin e substanca të ndaluara ligjërisht, madje e çon personin deri në vetëvrasje.
1.3.1 Efektet e dhunes tek viktima
Efektet kryesore që ka dhuna te viktimat janë:
1. Largimi nga shkolla.
2. Probleme psikologjike.
3. Probleme fizike.
Efektet e dhunes tek agresori
Dhuna nuk ka efekte negative vetëm për viktimën, por edhe për agresorin. Studimet kanë treguar se këta nxënës janë më të prirur të përfshihen në grindje, vjedhje, abuzim me alkoolin dhe substancat narkotike. Studimet afatgjata tregojnë se këta nxënës paraqesin një rrezik të lartë që të kryejnë një krim në moshë më të rritur. Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë nxënësit që kryejn dhune kanë probleme në sjellje apo përfshihen në veprimtari të jashtëligjshme.
Efektet që ka dhuna tek agresori janë:
1. Sjellje antisociale dhe të dënueshme.
2. Probleme me marrëdhëniet.
3. Probleme me agresivitetin dhe probleme psikologjike.
4. Bullizmi si një mënyrë zgjidhjeje.
Efektet e dhunes tek kategoria agresorë-viktima
Agresorë-viktimat, pra, ata nxënës që janë edhe viktima, dhe agresorë, janë gjithashtu të rrezikuar nga zhvillimi i dëmtimeve psikologjike. Studimet e mëposhtme tregojnë se si kjo kategori është një grup unik nxënësish që mund të kërkojë një mbështetje dhe ndërhyrje të specializuar.
Efektet kryesore që ka dhuna te kategoria agresorë-viktima janë:
1. Empatia
2. Depresioni dhe ankthi.
Efektet e dhunes tek vëzhguesit
Vëzhguesit janë ata nxënës që kanë një rol periferik, pra , jo ndonjë rol kryesor, në dinamikat e dhunes, por që mund të vihen në shënjestër në përpjekjet për ta parandaluar këtë dukuri. Nëse vëzhguesit do ta ndihmojnë viktimën dhe do ta shkurajojnë agresorin, personeli i shkollës do të ketë një armë shtesë për të ndaluar epideminë e sjelljeve te dhunshme
.Efektet që ka dhuna te kategoria e vëzhguesve janë:
1. Reagimi kundrejt viktimës.
2. Përfshirja në dhune. 3. Frika e të qenët viktima e radhës.
Conclusion
• Se pari duhet te pranojme se : fenomeni i dhunes eshte nje ceshtje e rendesishme se ciles duhet kushtuar mjaft vemendje
• Se dyti: Efekti i dhunes eshte nje problem shume i madh dhe i nje rendesie te madhe pasi ai ndikon negativisht ne menyren perceptimit te femijeve per veten e tyre , shkaterron vetevleresimin , vetebesimin apo dhe mendimin qe ai /ajo ka per veten , per te tjeret,per boten.
• Se treti: Nga rezultatete pyetesorit vume re se femijet qe jan me teper dhunues ndaj shokeve te tyre ne shkolle jane djemte . Forma me e perhapur e dhunes eshte ajo psikologjike
• Se katerti: Dhuna ka pasoja te renda fizike dhe psikologjike . U vu re se pasoja me e perhapur te adoleshentet eshte ulja e vetevleresimit.
Credits
• http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/01/Doktora…-
p-http://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/24914-
• http://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/24914-FIN%20VENERA%20SHATRI.
• http://www.kosovopolice.com/repository/docs/Projekt_-_PARANDALIMI_I_DHU….
• http://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/11/Dhuna-dhe-siguri….
• http://www.kipred.org/repository/docs/DHUNA_N%C3%8B_SHKOLLA_