Jola Aliaj

Introduction

 

ZEMRA 

 

Zemra është një organ muskulor jo te të gjitha organizmat e gjalla, që pompon gjak nëpër enët e gjakut të sistemit të qarkullimit të gjakut. Gjaku furnizon trupin me oksigjen dhe materie ushqyese, dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e mbeturinave metabolike.Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit.

  1. Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional. Zemra ndahet në katër zbrazëtira:dy veshëza dhe dy barkushe.Veshëzat ndahen në:veshëza e majtë dhe veshëza e djathtë.Barkushet ndahen në:barkushja e majtë dhe barkushja e djathtë.

    Related image

  2. Ndërtimi

    Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit, në nivelin e vertebrave T5-T8. Pjesa më e madhe e zemrës është zakonisht e zhvendosur paksa në anën e majtë të kraharorit (edhe pse ka raste që mund të jetë e zhvendosur në të djathtë) dhe ndihet të jetë në të majtë sepse gjysma e majtë e zemrës është më e fortë, pasi ajo pompon në të gjitha pjesët e trupit. Meqënëse zemra ndodhet midis mushkërive, mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë dhe ka një zgavër kardiake në kufirin e saj me zemrën për të lejuar vendosjen e zemrës.

    Zemra është furnizuar nga qarkullimi koronar dhe është e mbyllur në një qeskë membrane të dyfishtë, perikardi. Ky i fundit i bashkangjitet zgavrës së kraharorit duke i siguruar zemrës një vend ku të mbahet. Sipërfaqja e prapme e zemrës ndodhet në afërsi të kolonës vertebrale, dhe sipërfaqja e përparme ndodhet thellë pas derrasës së kraharorit dhe kërceve të kafazit të kraharorit. Dy nga venat e mëdha, venat tubolare, dhe arteriet e mëdha, aorta dhe arteria pulmonare, janë të bashkangjitura në pjesën e sipërme të zemrës, të quajtur bazë, e cila ndodhet në nivelin e kërcit të tretë të kafazit të kraharorit.Maja e poshtme e zemrës , apeksi, ndodhet në të majtë të dërrasës së kraharorit (8 deri 9 cm nga vija qendrore e dërrasës së kraharorit) midis vendit ku brinja katërt dhe e pestë bashkohen me dërrasën e kraharorit, pranë artikulimin e tyre me kërcet e kafazit. Ana e djathtë e zemrës është deformuar përpara, dhe e majta e deformuar prapa.

    Zemra ka formën e një koni, me bazën e tij të pozicionuar lart dhe kulmin poshtë. Një stetoskop duhet të vendoset direkt mbi kulm (apeks) në mënyrë që mund të numërohen të rrahurat e zemrës. Zemra e një të rrituri peshon 250-350 gram. Zemra ka zakonisht madhësinë e grushtit: 12 cm e gjatë, 8 cm e gjerë, dhe 6 cm e trashë.  Atletët e trajnuar mirë mund të kenë zemër shumë më të madhe për shkak të efekteve të ushtrimit të muskujve të zemrës, të ngjashme me reagimin e muskujve skeletik.

  3. Simptomat



    Ne rastin e semundjeve te zemres, dhe ne semundjet e zemres do te kemi shenja si marrja e frymes, enjtje e kembeve, nxirje e buzeve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt per arsye se ndodh vdekje e nje pjese te murit te dhomave te zemres. Stadi i fundit i semundjes se zemres eshte pamjaftueshmeria e zemres (insuficienca kardiake) ne te cilen ky organ nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu behet invalid.  Ne momentin kur kjo pamjaftueshmeri nuk mund te perballohet nga organizmi atehere organizmi vdes.

  4. 6 variantet e semundjes



    Zemra e zgjeruar- paraqet dobesimin e muskulit te zemres i cili ngadalshem dhe dobet kontrakton dhe me kete dobesohet qarkullimi i gjakut dhe organet nuk kane oksigjen te mjaftuar. Si pasoje e ketyre mungesave paraqitet dobesimi i pergjithshem i organizmit. Miokarditi-eshte ndezje e pergjithshme e muskulit te zemres, gje qe paraqitet si rezultat i semundjeve te tjera, ndonje infeksion me i madh i gripi, reumatizmi i dhembeve, bajameve etj.Infrakti- eshte vdekje e nje pjese te indit muskulor te zemres .



    Kjo semundje paraqitet nga mbyllja e ndonje dege te arterieve te cilat ushqejne zemren, gjate kontraksionit (ngushtimit) momental te arterieve, ndonje plasaritje e arterieve e percjelle me gjak derdhje , gjate streseve ose si pasoje e shtypjes se larte.Ne keto raste indi muskulor ose nje pjese e zemres mbetet pa ushqim dhe pa oksigjen, menjehere pas kesaj ajo pjese e muskulit te zemres  vdes. Infarkti percillet  me dhimbje te renda. Ka raste kur zemra nderpret punen dhe shkaktohet vdekje.Aritmia -eshte rrahje e shpejte dhe e ngadalshme e zemres ose rrahje e perzier e ngadalesuar dhe e shpejtuar me kercime dhe nderprerje te rrahjeve.



    Arteoskleroza-eshte grumbullimi i materieve te yndryshme dhe kriperat e kalciumit ne brendi ne muret e arterieve, kjo çon deri tek mbyllja e tyre dhe zvogelimi i qarkullimit te gjakut me shume pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes se gjakut e cila mund te shkaktohet edhe nga gjendjet nervore, streset etj. Te gjitha keto kane lidhje te drejtperdrejte me mosfunksionimin e mire te zemres.

    Embolia- eshte mbyllja e ndonje arterie te trurit nje lloj si Infarkti i zemres. Kjo shkakton demtimin e ndonje qendre dhe me kete rast paraqitet paraliza ose vdekja. 

  5. Pompe artificiale per zemren                                                                                                                                                      Shkencetaret ne Universitetin Uiskonsin ne Shtetet e Bashkuara kane shpikur nje pompe te vogel per zemren, e cila eshte quajtur edhe “ura per transplantim.” Pacientet qe kane nevoje per transplantim zemre shpesh presin nje kohe te gjate derisa te gjendet per ta nje zemer e pershtatshme. Kjo pompe e ndihmon zemren e dobet te pacientit dhe gjithashtu i jep kohe atij deri sa te behet transplantimi. Pompa punon me bateri dhe vendoset ne pjesen e siperme te barkut pergjate nje operacioni. Ajo ndihmon barkushen e majte, dhomen kryesore pompuese qe furnizon me gjak te gjitha pjeset e trupit. Nje tub e çon gjakun prej barkushes se majte ne pompe, e cila pastaj e dergon ne arterie, duke ndihmuar keshtu barkushen e dobet. Nje tub tjeter qe bashkengjitet tek pompa nxirret jashte murit te barkut dhe lidhet me baterine dhe sistemin e kontrollit te pompes. 

  6. Zemra dhe ushtrimet fizik                                                                                                                                                        Nje studim i ri provon se sa me i shendetshem te jete njeriu ne moshe te re, aq me e qendrueshme do te jete gjendja e tij shendetesore dhe me i paket rreziku nga problemet e zemres. Studimi, i botuar ne numrin e fundit te Revistes se Shoqates Mjekesore Amerikane, analizoi gjendjen shendetesore te 4 mije e 500 te rinjve nga mosha 18-30 vjeç per 15 vjet radhazi.Gjenda shendetesore u percaktua nga pergjigja e sistemit kardiologjik dhe atij te frymemarrjes gjate perdorimit te nje aparature per stervitje: “Nje nder perfundimet kryesore te studimit ishte se te rinjte qe nuk gezonin shendet te mire, me kalimin e kohes ndesheshin me nje rrezik me te madh per tu prekur nga semundja e zemres. Ata qe benin nje nivel te ulet ushtrimesh fizike kishin 3-6 here me shume gjasa te vuanin nga tensioni i larte, diabeti dhe probleme te metabolizmit se sa pjesemarresit qe benin ushtrime.

  7. Analiza qe zbulon semundje                                                                                                                                              Shenja e pare e semundjes se zemres ne 50 per qind te rasteve vihet re vetem kur zemra pushon se rrahuri. Por tani nje analize e thjeshte e gjakut mund te shpetoje jete njerezish. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund te zbuloje mjaft heret problemet ne venat e gjakut duke krijuar keshtu mundesi per kurim te suksesshem. Shkencetaret besojne se prekja e artereve te zemres eshte shkaktari nxites i shume goditjeve ne zemer. Kjo eshte edhe arsyeja qe nje nivel i larte i proteines reaktive C mund te jete vdekjeprures, edhe kur niveli i kolesterines eshte i ulet. Ekperstet e mjekesise ne Amerike, kane vendosur tua sugjerojne kete lloj analize te gjithe pacienteve te rinj, te cilet ankohen nga zemra. Kjo pasi te ne te gjitha rastet personi nuk do te kete asnje efekt anesor, ashtu sikur mund te ndodh me ekzaminimin me rreze.       

  8. Ilaçet e gjakut, efekt edhe per zemren                                                                                                                                   Nje studim i koheve te fundit i kryer ne kliniken e Klevelandit tregon se nje nga ilaçet kryesore qe perdoren kunder tensionit te larte te gjakut, Amlodipina, u tregua me e efektshme per pakesimin e rrezikut te goditjeve ne zemer tek personat qe vuajne nga zemra por qe kane tension normal te gjakut. Mjeku Steven Nissen prane klinikes se Klevelandit thote se tani per tani askush nuk mund te rekomandoje ilaçe per uljen e tensionit te gjakut per nje person, tensioni i gjakut te te cilit eshte me i ulet se 13. Por kjo praktike mund te ndryshoje, po te kihen parasysh rezultatet e studimit qe tregojne se pacientet me semundje te zemres qe kane tension normal te gjakut, qe eshte 13 me 8, mund te perfitojne nga ilaçet qe u jepen pacienteve me tension te larte gjaku. Ky studim zgjati 2 vjet dhe ne te u perfshine rreth 2 mije paciente me semundje koronare por me tension normal te gjakut. Pacientet u ndane ne 3 grupe. Nje grup u trajtua me ilaçe te zakonshme, grupi i dyte me Amlodipine dhe i treti me Enalapril.                                                                                                             Related image