Diabeti,semundja globale

Introduction

Diabeti ose Diabetes mellitus (DM)  është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja.

Task

Te njihemi me:

  • semundjen e diabetit
  • shkaqet qe cojne ne kete semundje
  • tipet ne te cilat ndahet
  • shenjat klinike te saj
  • diagnozen

Process

Diabeti është një gjendje kronike e cila ndodhë kur pankreasi i njeriut nuk mund të prodhoj sasi të mjaftueshme të insulinës, insulina e prodhuar nuk vepron efektivisht dhe këto dërgojnë në rritjen e sheqerit në gjak (hiperglicemi) dhe në çregullime tjera në organizëm.

 

Cfare e shkakton diabetin

Diabeti shkaktohet nga pamundesia e qelizave te trupit qete reagojne ne insulin dhe si rrjedhoje indet e trupit e absorbojne me pak glukozen nga indet e gjakut.Per ta kompesuar kete,pankreasi prodhon dhe sekreton me shume insulin  per ta pastruar glukozen e gjakut nga qarkullimi.Por me kalimin e kohes pankreasi dobesohet dhe nuk eshte ne gjendje te prodhoje insulin te mjaftueshme per ti plotesuar kerkesat e trupit.Kjo shkakton ngritjen e glukozes ne gjak dhe ne fund krjon diabetin.

 

Tipet e diabetit

  • Diabeti tipik( tipi  I )

Tipi 1 i diabetit është rezultat i pamjaftueshmërisë absolute të sekretimit të insulinës së shkaktuar nga një proces autoimun që shkatërron qelizat beta të pankreasit . Simptomat mund të jenë të dobëta ose të rrëmbyera, që varen nga ritmi i pakësimit të insulinës .

 

  • Tipi II i Diabetit

Tipi II i diabetit përfshin 90% të të gjithë pacientëve diabetikë. Bëhet i qartë kur qelizat beta fillojnë të veniten. Sekretimi i insulinës bie nën nivele normale ose të zakonshme dhe pastaj bie në nivele të pamjaftueshme . Shumica e pacientëve me tipin 2 të diabetit janë zbuluar rastësisht, gjatë vlerësimit rutinë të faktorëve të riskut për sëmundje kardiovaskulare ose për arsye të zhvillimit të një mori simptomash.

 

Shenjat kryesore klinike të hipoglicemisë janë: këputje trupi, djersë të ftohta, dhimbje koke, marramendje, turbullim ose errësim i shikimit, ndjenjë urie, humbje e ndërgjegjës deri në koma, personi bëhet më nervoz dhe nuk arrin të kontrollojë sjelljen e tij.

 

Diagnoza e diabetit

Përcaktimi i diagnozës së diabetit mellitus bëhet në bazë të shenjave klinike, ekzaminimeve laboratorike si dhe përcaktimi i vlerës së glukozës në gjak.

 

Një individ mund të diagnostikohet si diabetik nëse plotëson njërin nga kriteret e meposhtme: 

v  Simptoma klinike të diabetit me një glicemi të rastit të paktën 200mg/dl

v  Glicemia esëll baraz ose mbi 150 mg/dl

v  Glicemia 2 orë pas ngarkesës me glukozë mbi 180 mg/dl

Conclusion

1.Perqindja me e madhe e personave te prekur me diabet kane diabet mellitus tipi 2.

2.Me te prekur jane femrat ne krahasim me meshkujt.

3-Mosha me e prekur eshte mosha e trete, 50-70 vjec.

4-Diagnoza me e perdorur ishte Metaformin 850mg.

5-Disa prej tyre qe ishin te prekur me diabet tipit 1  diagnostikoheshin me insulin glulisine/glargine.

6-Shumica e pacienteve jane diabetic qe trajtohen cdo muaj.

Credits

https://areapubblica.lillysalute.it/diabete/_assets/pdfs/brochure-e-video/guide-multilingua-sul-diabete/albanese/cosaeildiabete

https://diabeti.wordpress.com/2011/08/04/diabeti-semundja-e-sheqerit-2/

Principle of diabetes mellitus-Leonid Poretsky. ISBN:978-0-387-098430-1