Ndotja e Mjedisit

Introduction

Mjedisi është çdo gjë rreth nesh, toka ku qëndrojmë, pemët nën të cilat ulemi për të pushuar, uji në të cilin notojmë dhe me të cilin pastrojmë dhe ajri të cilin e thithim. Ne kemi nevojë për ujë të pastër për të pirë dhe për të rritur ushqimin që hamë. Ne kemi nevojë për ajër të pastër për të marrë frymë. Ne kemi nevojë që mjedisi ynë të jetë i pastër për aktivitetet tona gjatë kohës së lirë – notuar, vrapuar ose për të luajtur në park.

Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.

Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët në shumë mënyra. Tri llojet kryesore të ndotjes janë:

  • Ndotja e tokës- Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.
  • Ndotja e ajrit - Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera.
  • Ndotja e ujit - Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë.
Task

Duke qene se ndotja eshte nje problem global, eshte menduar se te gjith nxenesit duhet te ndahen ne grupe.

Detyrat per secilin grup jane:

grupi i pare: ndotja e mjedisit cfare eshte ?

grupi i dyte :llojet e ndotjeve

grupi i trete :shkaqet e ndotjes

grupi i katert :masat parandaluese te ndotjes

Process

Tema e ndotjes se mjedisit eshte ndare te nxenesit.  Secili grup ka marre nje detyre rreth te ciles do mbledhin materiale. Pasi jan mbledh cda material do seleksionahet dhe do sistemohet. Secili nxenes brenda grupit ka nje detyre te caktuar dhe secili prej tyre do kontriboj per te sjell material.

Evaluation

Conclusion

Pasi eshte mbledh materiali dhe secili nxenes ka paraqitur detyren e tij, u diskutua rreth temes dhe perfundimet e temes te cilat nxoren nxenesit jane:

  • Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave;
  •  Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore;
  • Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë- prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë;
  • Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut
  • Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës;
  • Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.