Introduction
4 gjeneratat e kompjuterave
- Gjenerata e parë
Gjenerata e parë e kompjuterëve përdorte gypat elektronik dhe lidhjet me tela si komponente themelore ku bëhej përpunimi i të dhënave. Ishin shumë të mëdha dhe harxhonin shumë energji elektrike. Në anën tjetër, shpesh u nënshtroheshin defekteve, ndërsa shpresa e tyre (rezistushmëria ndaj gabimeve gjatë punës) ishte modeste.
Gjenerata e dytë
Gjenerata e dytë e kompjuterëve përdor teknologji të re të mbështetur në të ashtuquajturat gjysmëpërçues. Tranzistorët dhe qarqet e integruara të rrymës janë komponente themelore në konstruktimin e kompjuterëve dhe komponentet tjera të sistemeve tjera kompjuterike pasi që zvogëluan dukshëm dimensionet e gabaritit, rritet shpejtësia dhe arrihet sigurim më i madh në punë.
- Gjenerata e tretë
Gjenerata e tretë karakterizohet nga komponente të mbështetura në qarq integruara si tip i ri i organizimit të elementeve gjysmëpërçuese. Kompjuterët fizikisht janë më të vegjël, ndërsa aftësia për përpunim është rritur mjaft pasi që është rritur kapaciteti i memorjeve si dhe shpejtësia e përpunimit. Përveç kësaj në kompjuterë të tillë mund të lidhen më shumë njësi hyrëse dalëse që mundëson përpunim të të dhënave edhe në largësi.
Gjenerata e katërt
Gjenerata e katërt e kompjuterëve përbëhet poashtu nga gjysmëpërçues por të integruar edhe në çipe elektronike. Përdoret teknika e re e përpunimit të elementeve të ashtuquajtura VLSI (Very Large Scale Integration) teknologj mundëson shkallë të lartë të integrimit të komponenteve elektronike. Kuptohet këto kompjuterë gjithsesi i kalojnë kompjuterët e gjeneratave të tjera.
Task
Historia e kompjuterit
Kompjuteri është një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterave mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike. Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot. Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë.
Vitet 1940-‘50. Kostoja e kompjuterave dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Komjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Perveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij. Viti 1949 Në këtë vit u shpik tranzistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llampat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e tranzistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterave. Së dyti, konsumi i energjisë është dhjetra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.
Viti 1960 Deri në këtë vit çdo tranzistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kerkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë tranzistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterave. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona tranzistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proçeseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $.
Process
Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t’i afrohet dhe të jetë më pranë saj. Një prej pajisjeve më të familjarizuar me njeriun sot padyshim është kompjuteri. Dekada e fundit ishte ajo e cila ‘kurorëzoi’ lidhjen mes njeriut dhe kompjuterit. Ishte pikërisht kjo lidhje e cila definoi disa ‘epitete’ si programer, IT etj. Miliona njerëz të punësuar në institucione dhe kompani të ndryshme kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke komunikuar me kompjuter, ndërsa fjalisë “libri shoku më i ngushtë i njeriut” po i zbehet kuptimi.
Evaluation

