Elton Levonja,master 2015

Introduction

Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve natyral apo artificial.

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”,informacion (ose të dhëna, informata) dheautomatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [

Task

Çfarë është kompjuteri dhe çfarë bën ai?

Cfare eshte nje kompjuter dhe cfare ben ai?


Kompjuter -paisje elektronike e programueshme, shpesh quhet dhe CPU(central processing unit), qe ben perpunimin e te dhenave (interpreton dhe ekzekuton instruksione: kryen veprime aritmetike,ben krahasime etj) dhe komunikon me paisjet suportuese si paisjet e input-it dhe output-it.

Sistemi kompjuterik - nje bashkesi elementesh qe perfshin kompjuterin vete dhe komponentet e tjere (paisjet suportuese) te cilet bejne te mundur qe kompjuteri te jete nje paisje e dobishme.

Paisjet suportuese jane paisje qe bejne te mundur qe kompjuteri te jete nje paisje e dobishme.

Paisjet input jane makina qe bejne te mundur furnizimin me materiale te kompjuterit.

Paisjet output makina qe perdoren per te pranuar materiale qe vijne nga kompjuteri.

Paisjet ruajtese dytesore jane paisje hardware-ike si drive-ri I CD ose I disketes qe furnizojne me te dhena ose programe CPU-ne.

Drive ndryshe quhet disk drive eshte nje mekanizem qe rrotullon nje disk ne menyre qe te lexohet prej tij ose te shkruhet ne te.



Kliko Këtu: http://www.lirenti.com/threads/8361-Cfare-eshte-kompjuteri-dhe-cfare-ben-ai?s=3b36a6cb646e7d59ed060c6d95326d12#ixzz3Sf9WKViA