Introduction
Diabeti ose Diabetes mellitus (DM) është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja.
Task
Te njihemi me:
- semundjen e diabetit
- shkaqet qe cojne ne kete semundje
- tipet ne te cilat ndahet
- shenjat klinike te saj
- diagnozen
Process
Diabeti është një gjendje kronike e cila ndodhë kur pankreasi i njeriut nuk mund të prodhoj sasi të mjaftueshme të insulinës, insulina e prodhuar nuk vepron efektivisht dhe këto dërgojnë në rritjen e sheqerit në gjak (hiperglicemi) dhe në çregullime tjera në organizëm.
Cfare e shkakton diabetin
Diabeti shkaktohet nga pamundesia e qelizave te trupit qete reagojne ne insulin dhe si rrjedhoje indet e trupit e absorbojne me pak glukozen nga indet e gjakut.Per ta kompesuar kete,pankreasi prodhon dhe sekreton me shume insulin per ta pastruar glukozen e gjakut nga qarkullimi.Por me kalimin e kohes pankreasi dobesohet dhe nuk eshte ne gjendje te prodhoje insulin te mjaftueshme per ti plotesuar kerkesat e trupit.Kjo shkakton ngritjen e glukozes ne gjak dhe ne fund krjon diabetin.
Tipet e diabetit
- Diabeti tipik( tipi I )
Tipi 1 i diabetit është rezultat i pamjaftueshmërisë absolute të sekretimit të insulinës së shkaktuar nga një proces autoimun që shkatërron qelizat beta të pankreasit . Simptomat mund të jenë të dobëta ose të rrëmbyera, që varen nga ritmi i pakësimit të insulinës .
- Tipi II i Diabetit
Tipi II i diabetit përfshin 90% të të gjithë pacientëve diabetikë. Bëhet i qartë kur qelizat beta fillojnë të veniten. Sekretimi i insulinës bie nën nivele normale ose të zakonshme dhe pastaj bie në nivele të pamjaftueshme . Shumica e pacientëve me tipin 2 të diabetit janë zbuluar rastësisht, gjatë vlerësimit rutinë të faktorëve të riskut për sëmundje kardiovaskulare ose për arsye të zhvillimit të një mori simptomash.
Shenjat kryesore klinike të hipoglicemisë janë: këputje trupi, djersë të ftohta, dhimbje koke, marramendje, turbullim ose errësim i shikimit, ndjenjë urie, humbje e ndërgjegjës deri në koma, personi bëhet më nervoz dhe nuk arrin të kontrollojë sjelljen e tij.
Diagnoza e diabetit
Përcaktimi i diagnozës së diabetit mellitus bëhet në bazë të shenjave klinike, ekzaminimeve laboratorike si dhe përcaktimi i vlerës së glukozës në gjak.
Një individ mund të diagnostikohet si diabetik nëse plotëson njërin nga kriteret e meposhtme:
v Simptoma klinike të diabetit me një glicemi të rastit të paktën 200mg/dl
v Glicemia esëll baraz ose mbi 150 mg/dl
v Glicemia 2 orë pas ngarkesës me glukozë mbi 180 mg/dl
Conclusion
1.Perqindja me e madhe e personave te prekur me diabet kane diabet mellitus tipi 2.
2.Me te prekur jane femrat ne krahasim me meshkujt.
3-Mosha me e prekur eshte mosha e trete, 50-70 vjec.
4-Diagnoza me e perdorur ishte Metaformin 850mg.
5-Disa prej tyre qe ishin te prekur me diabet tipit 1 diagnostikoheshin me insulin glulisine/glargine.
6-Shumica e pacienteve jane diabetic qe trajtohen cdo muaj.
Credits
https://diabeti.wordpress.com/2011/08/04/diabeti-semundja-e-sheqerit-2/
Principle of diabetes mellitus-Leonid Poretsky. ISBN:978-0-387-098430-1