Mesimdhenia ne vendin tone!

Introduction

KRAHASIMI I MËSIMDHËNIES SË DREJTPËRDREJTË ME MËSIMDHËNIE JO TË DREJTPEËRDJREJTË

Metodat e mësimdhënies janë ecuri organizative me anë të të cilave mësuesi përpiqet të realizojë nivelin e dëshiruar të të nxënit dhe objektivat lëndorë.Ato kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit të lëndës dhe të materialit mësimor të teknikës së përdorur dhe të mjeteve mësimorë, si dhe të ecurisë që ndjek mësuesi.Një metodë e vërtetë rrjedh nga synimet e lëndës.Një nga cilësitë themelore të saj është koherenca që ajo krijon ndërmjet synimeve të lëndës dhe veprimtarive mësimore.Nuk është e mjaftueshme që mësuesi të dijë vetëm ku do të shkojë,por edhe si do të veprojë për të arritur synimet,pra ç’metoda do të përdorë.Po cila është metoda më e mirë? Robert Stavin ka thënë:”Të përpiqesh të dallosh mes metodave të të mësuarit se cila është më e mira,është po aq e kotë sa të përpiqesh të dallosh se cili është më i vlefshëm,të ecurit apo të notuarit.Të notuarit të duhet kur je në det dhe të ecurit për në tokë.” Pra e thënë ndryshe nuk është një metodë e caktuar ajo që sjell suksesin në klasë por një kompleks metodash.Të gjitha metodat dhe strategjitë e të mësuarit,secila me specifikat e saj,vlejnë për të realizuar qëllime të caktuara të orës së mësimit.Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar shkolla dhe mësimdhënia në shkollën shqiptare është dalluar për natyrën tradicionale të saj.Natyra e kësaj lloj mësimdhënie karakterizohet nga mësimdhënie tek të nxënët e fakteve,rregullave e veprimeve zbatuese për përvetësimin e njohurive.Por tani,koha e kërkon që mësimdhënia të përqendrohet më shumë tek dhënia e koncepteve,modeleve dhe abstragimeve,duke përdorur strategji që vënë theksin në shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemit.Të dy tipet e të nxënit  duhet të kombinohen në mësimdhënie me përdorimin e strategjive të ndryshme për ti aftësuar nxënësit të zgjidhin probleme,të mendojnë në mënyrë kritike dhe të punojnë së bashku.Arsyeja është e thjeshtë se në shoqëritë e zhvilluara teknologjike kërkohen gjithnjë e më shumë qytetarë,që jo vetëm  të mbajnë mend fakte,sepse këtë e bën mirë dhe kompjuteri,por që të dinë të gjejnë lehtë atë informacion,që u duhet,të dinë ta përdorin frytshëm dhe të jenë të zot të vetmësojnë gjatë gjithë jetës.Prandaj del si domosdoshmëri së pari njohja,krahasimi i këtyre modeleve në mënyrë që mësuesi të mund të ndërtojë vetë proçesin për mësimdhënien dhe të nxënët ,mbi bazën e njohurive bazë dhe shprehive që lidhen me to.Rezultatet e të nxënit klasifikohen në dy kategori të mëdha:

1.Fakte,rregulla dhe veprime zbatuese (mësimdhenie e drejtpërdrejtë)

2.Koncepte,modele dhe abstraksione  (mësimdhënie jo e drejtpërdrejtë)

Në  kategorinë e parë në më të shumtën e rasteve paraqitet një sjellje e niveleve të ulëta dhe të thjeshta të fushave njohëse,emocionale dhe psikomotore.Këto përfshijnë nivelet e të njohurit,të kuptuarit dhe zbatimit të fushës njohëse,nivelet e ndërgjegjësimit,reagimit dhe vlerësimit të fushës emocionale,nivelet e imitimit,manipulimit dhe saktësisë së fushës psikomotore.

Ndërsa në kategorinë e dytë në mënyrë të shpeshtë paraqiten sjellje të niveleve më të larta dhe më të ndërlikuara të këtyre fushave.Ato përfshijnë objektiva në nivelet e analizës,sintezës dhe vlerësimit të fushës njohëse; nivelet e organizimit dhe karakterizimit të fushës emocionale dhe nivelet e artikulimit dhe natyralizimit të fushës psikomotore.

Mësimdhënia e drejtpërdrejtë kërkon kombinimin e fakteve dhe të rregullave në nivelin e të njohurit dhe të kuptuarit nëpërmjet disa veprimeve zbatuese që mund të përvetësohen përmes vëzhgimit,përsëritjes përmendësh dhe ushtrimit.Nxënësit mund të mësojnë përgjigjet e drejta, duke i kujtuar dhe praktikuar sjelljet që modelon mësuesi.

Mësimdhënia jo e drejtpërdrejtë kërkon një tip tjetër të nxëni.Përgjigjet e sakta nuk janë shumë të lidhura me faktet,rregullat dhe veprimet e vijueshme të cilat mund të kujtohen dhe praktikohen në një përmbajtje të kufizuar.Duhet diçka tjetër që nxënësi të shkojë përtej fakteve,rregullave apo veprimeve për të krijuar,sintetizuar dhe analizuar.Në mjedisin e të nxënit nxënësit duhet të sjellin një mendim aktiv dhe energji të mjaftueshme për të bërë ndryshime vetjake,që kërkohen gjatë përvetësimit të njohurive të vijueshme.

Në mësimdhënien e drejtpërdrejtë, objekti është arritja e shpejtë e zotërimit të fakteve,rregullave dhe formimit të shprehive për to.Përmbajtja e lëndës është e ndarë në hapa të vegjël dhe që përvetësohen lehtë përmes shpjegimeve,shembujve,ushtrimit praktik etj.Praktika ,si ajo e udhëhequr,ashtu edhe ajo e pavarur,por nën mbikqyrjen e plotë të mësuesit,i ndihmon nxënësit të përfshihen aktivisht në proçesin e të nxënit,në shkallën më të lartë.

Ndërsa gjatë mësimdhënies jo të drejtpërdrejtë,objektivi  është të përfshihen nxënësit në shqyrtim dhe hetim,çka ndihmon në formimin dhe zhvillimin e koncepteve në formën e modeleve dhe abstragimeve.Mësuesi,në mënyrë të vazhdueshme,përdor pyetjet për të udhëhequr nxënësit të zbulojnë dhe përgjithësojnë dhe të jenë në gjendje të vlerësojnë përgjigjet e tyre.Kur shihet që konceptet janë ende të pakonsoliduara,atëherë përdoret diskutimi në grup,që zëvendëson rolin  udhëheqës të mësuesit dhe i lejon nxënësit të shprehen në forma të ndryshme,konsolidon formimin e koncepteve.Prandaj shumë herë,të dy modelet mund të kombinohen në një mësim të vetëm,pasi duhet të përvetësohen më parë një numër i vogël i fakteve,rregullave apo veprimeve zbatuese para se të fillohet me një koncept,model apo abstraksion.Në këtë kuptim asnjë prej këtyre modeleve nuk mund të përdoret për të përjashtuar tjetrin.Aq më tepër që struktura për të menduarit kritik  është ndërtuar sipas parakushtit të mëposhtëm:

Njohuritë që një njeri zotëron,janë kushti i parë për ato që mund të mësojë.

Kjo strukturë  njëkohësisht përthithet mirë nga mjedisi ynë arsimor,pasi ka edhe disa ngjashmëri me mënyrën tonë tradicionale të mësimdhënies.Tradicionalisht,mësimdhënia tek ne ka patur tre komponentë kryesorë: hyrjen dhe kontrollin e njohurive e cila mund të zëvendësohet me evokimin fazën e parë të kësaj strukture,shpjegimin e lëndës së re e cila mund të zëvendësohet me realizimin e kuptimit (faza e dytë) dhe përforcimin i cili mund të zëvendësohet me reflektimin(faza e tretë).Pra në këtë mënyrë  mësimi në shkollat tona modernizohet në një formë të re duke e ngritur atë në nivelet e kërkesave të sotme bashkëkohore.

Task

Rëndësia e përdorimit të teknologjisë dhe internetit në mësimdhënien  e gjuhës angleze

Shekujt që kemi lënë pas, kanë ‘’prodhuar‘’ mendje të ndritura të cilat kanë bërë zbulime nga më të thjeshtat deri te ato më epokalet. Por ndoshta asnjërit  prej tyre nuk i kishte vajtur në mendje se një ditë njerëzit do të ishin në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin nga njëri skaj në skajin tjetër  të botës. Mund te këtë qenë e pakapshme për ta që të gjitha veprat, nga ato me të voglat e deri te ato më voluminozët mund të lexoheshin “online”, kudo dhe kurdo që njerëzit duan! Përderisa shekujt e kaluar janë emëruar me emërtime të ndryshme për sa i përbëtë progresit, shekulli ynë, pra shekulli 21, me të drejtë quhet shekulli i informacionit dhe teknologjisë. Teknologjia dhe informacioni janë të lidhura me kompjuterin dhe internetin. Pra, mund të themi se jetojmë në një kohë ku teknologjia ka shtrirë “sundimin” e saj dhe se duket qartë që ky sundim do të jetë edhe më provokues në të ardhmen. Shtrirja dhe përmasat që ka marrë përdorimi i internetit janë të jashtëzakonshme. Nga disa mijëra përdorues në vitet e para të tij, deri në miliarda përdorues në ditët e sotme. Atëherë, interneti qenka një bibliotekë gjigante, qenka një botë e tërë mesazhesh dhe informatash, rrjetesh telefonike dhe një shtëpi e madhe botuese në gjithë globin!

Interneti si mundësi qëndron hapur njëzetekatër orë në çdo ditë të jetës sonë, ku ne mund të gjejmë të gjitha llojet e informacionit, thënë ndryshe; “është një autostradë ku në vend të veturave lëvizin ide e mendime me shpejtësinë dritës”.

Sot, nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me teknologji. Pra , teknologjia është nevojë e ditës. Evolucioni i shkollës kërkon një staf të përgatitur mirë, por dhe nxënësit duhet të jenë domosdo në trendët e reja që sjell koha. Ikja nga hapat tradicional të shkollës, ku shkollat dhe klasat më shumë ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke urdhëruar, tani në shekullin 21 duhet mbështetur një shkollë tjetër, bashkëkohore, ku nxënësi duhet të jetë kreativ, hulumtues e vlerësues, kjo është domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore. Pikërisht, përdorimi i kompjuterit dhe teknologjisë informative nëpër klasa nxitë të nxënësi imagjinatën dhe e bën atë kreativ e hulumtues për të mësuar në vazhdimësi. Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21, në të cilin ne jetojmë, e kjo mund të bëhet vetëm nëse mësuesit e tyre janë në funksion të përmbushjes se misionit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, shkrimtari i njohur amerikan dhe njohës i çështjeve të arsimit dhe mësimdhënies, Michael Prensky, thotë: ’’Nxënësit e sotëm mendojnë dhe përpunojnë informata që dallojnë krejtësisht nga ato të paraardhëseve të tyre, duke marrë parasysh se: të gjithë nxënësit tanë sot e kanë gjuhë amtare gjuhën digjitale të kompjuterëve, video lojërat dhe internetin dhe duke avokuar se mësimdhënësit e sotëm duhet të mësojnë të komunikojnë në gjuhën dhe stilin e nxënësve të tyre“...

Hulumtimet e bëra në shkollat  amerikane kanë treguar qartë se  dijet e  nxënësve të shkollave që kanë përdorur kompjuterin dhe internetin në lëndët mësimore kanë qenë të një niveli shumë më të lartë se niveli tek shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinë në procesin mësimor. Ligjërimet e thata të mësuesve duhet zëvendësuar me pamjet vizuale dhe qasje tjetër fare në klasat e shekullit 21.

Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës angleze në shkollat tona ka marrë një shtrirje të konsiderueshme. Pajisja e disa shkollave me kompjuter dhe internet ka  bërë  të mundur që orët e gjuhës angleze të bëhen pjesë e një komunikimi global  brenda klasës. Nxënësit, me ndihmën e arsimtarit të tyre mund të komunikojnë me nxënës të shkollave të vendeve të ndryshme në gjithë botën, gjë e cila ndihmon edhe në shkëmbimet  reciproke dhe marrjen e informacioneve të reja. Përveç kësaj, interneti ofron një oqean të tërë të burimeve gjuhësore, të aktiviteteve  të ndryshme të karakterit gjuhësor, kuizeve  të cilat mund të  vihen në funksion të nxënësve  për një arritshmëri sa më të lartë në nxënie.

Fuqia e internetit dhe informacionet në të, janë burime që duhen konsumuar. Sot interneti disponon rrjete të fuqishme sociale si: facebook, twitter, Linkedin, my space etj., të cilat edhepse të themeluara për qëllime të ndryshme paraqesin një mundësi të mirë të shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave midis njerëzve të profileve të ndryshme. Vend elitar në këto rrjete zënë padyshim të mësuarit e gjuhës angleze. Shkollat dhe kolegjet me prestigjioze të botës, duke parë se numri i anëtarëve të këtyre rrjeteve po i afrohet miliardit kanë ngarendur të plasojnë  punën e tyre për qëllime edhe komerciale, megjithatë individi është përfitues në përthithjen e informatave të ndryshme në rrjetin e internetit. Me një përdorim të organizuar dhe të mirëstrukturuar këto rrjete ofrojnë dhe lehtësojnë dukshëm komunikimin në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve të tyre. Një përqindje vogël e arsimtarëve të anglishtes në Kosove dinë që në kuadër të projektit Basic Education Program – BEP, është zhvilluar ueb-faqja e projektit, e cila përmban edhe platformën CONNECT. Në kuadër të kësaj platforme janë krijuar disa grupe, njëra nga këto është edhe KOSOVO ENGLISH LANGUAGE TAECHERS - KELT. Të gjithë mësimdhënësit që lidhen në këtë platformë përfitojnë të gjitha shërbimet e ofruara nga ky program, pra mund të marrin material të kursit për përdorimin e teknologjisë informative në mësimdhënie dhe të nxënit e gjuhës angleze.

Shekulli 21, karakterizohet si shekull i informatikës, megjithatë, pa zotëruar aftësitë esenciale, siç janë: leximi, përdorimi i dokumenteve, shkrimi, numërimi, komunikimi, puna ekipore, aftësia e të menduarit, përdorimi i kompjuterit dhe të mësuarit në vazhdimësi, është e zorshme të thuash se mund të zotërohet profesionalisht dhe me shkathtësi të duhur përdorimi i kompjuterit.

Process

Menaxhimi i klases nuk eshte nje gje tjeter  vecse zbatimi dhe perdorimi I te gjitha rregullave dhe procedurave per sigurimin e rregullit , disciplines dhe mbarevajtjes te mesimit ne klase.Qe menaxhimi te jete sa me i efekteshem duhet te zbatohen disa teknika te tij.Keto teknika te menaxhimit ne klase fillojne qe ne fillim te shkolles;

 -mesuesi tregon se eshte i pergatitur per nje pune te gjate qe e pret perpara dhe se ka besim tek vetja per te realizuar qe ne diten e pare te shkolles.

 - mesuesi fillon mesimin ne diten e pare te shkolles me nje detyre e cila eshte e qarte dhe mund te kryhet ne menyre te suksesshme nga nxenesit.

 - mesuesi demonstron ne menyre te vazhdueshme se eshte kompetent i pergatitur mire dhe se eshte ne krye te punes.

 -         mesuesi duhet te jete profesioniste i kendeshem dhe te perpiqet qe te krijoj nje atmosfer miqesore me nxnesit ne klase.

 -         mesuesi duhet te tregoj se eshte ne korent me gjithcka qe ndodh ne klase , kjo bene qe keta mesues te kene me pak probleme ne klase duke i krahasuar me ata mesues qe nuk jane ne dijeni te asaj qe ndodh ne klase.

 -         mesuesi duhet te jete i afte per t’u marre me shume gjere ne te njejten kohe.Duhet ruajtur ritmi i duhur i veprimtarive ne klase.Mesuesi duhet te beje nje analize te punes te tij ne kete moment i duhet te mendoj se si e ka menaxhuar klasen gjate nje periudhe te caktuar te dites mesimore.

 -         Mesuesi duhet te perpiqet te perfshij ne mesim te gjithe nxensit edhe ateher kur ai punon me nje nxenes te vecant.

 -         Mesimi duhet organizuar me variacione .Ne rastet kur shihet se ne oren e mesimit nuk shkon dicka , mesuesi duhet te perpiqet te ndryshoje materialin qe eshte duke dhene ,duke bere te lehte dhe me te kuptueshem per nxenesit.

 Menaxhimi i klases ka lidhje te ngushta me sjelljen e mesuesit.Per kete mesuesi duhet te jete i drejte me nxenesit te zoteroje mire lenden ,te kontrolloj emocionet e tij , te ndihmoje nxenesit ne rast nevoje ,te ndjek ecurin e nxenesve gjate kryerjes se deetyrave etj...Nga pervoja e vezhgimeve mund te themi se mesuesi yne , jo rralle humbet shume kohe ne oren e mesimit ,humbje e cila ndodh jo vetem si rrjedhoje abuzive,po mbi te gjitha nga aftesite e kufizuara menaxhuese te klases .

Mesuesi yne ende nuk e ka kuptuar se ne kushtet e zhvillimit te vrullshem shoqeror dhe te rritjes mahnitese te informacionit koncepti per mesimdhenien ka ndryshuar .Mesuesi nuk mund te luaj me rolin e burimit te informacionit si dikur , por ai ne menyre te pashmangshme eshte pozicionuar si udheheqes dhe organizues i mesimit qe udheheqe nxenesin per te kerkuar e mbledhur informacionin ne menyre te drejtuar apo te pavarur duke e paisur me metodologjine e studimit dhe perpunimit te ketij informacioni.

Pikerishte ne keto momente shfaqet aftesia e menaxhimit te klases nga ana e mesuesit aftesiaa e cila duhet te karakterizohet nga vezhgimi i kujdesshem ,vleresimi i sjelljeve ne klase , gadishmeria per t’u pergjigjur ne kohe sjelljeve te papershtatshme duke u prire drejt krijimit dhe ruajtjes se nje klime pozitive dhe sa me shume te pershtatshme ne procesin e mesimdhenies ne klase.

Evaluation

Opinione te mesuesve ne fillim me eshte dukur se metodat klasike jane te pazevendesueshme por shume shpejt kuptova se te nxenet nderveprues te gjitha ato teknika ne menyren me te persosur i nderrojne metodat klasike .Gjate ores te gjithe nxenesit jane aktiv shume te lire dhe pjesemarres te barabarte ne mesim .Pas perdorimit te ketyre metodave dhe teknikave edhe suksesi ne klase dukshem u permiresuar edhe nxenesit e dobet ju bashkengjiten atyre te mireve .......

 Anet pozitive te ketyre metodave dhe te formave te te nxenit jane te shumta:

 Shembull ;

1.nxenesit shprehin deshire te madhe te punojne ne grupe sepse ndihen te lire , deshirojne te bashkepunojne dhe te shprehin idete e tyre.

2.para se ti vleresojme ne ata vleresojne njeri – tjetrin.

3.prinderit shprehin kenaqesi dhe pajtim me kete pune,me metoda te reja.

4.por ora mesimore shpesh eshte e shkurter prej 45 min

......duke i zbatuar teknikat e reja te te nxenit nderveprues punen kryesore e bejne vete nxenesit me ane te aktiviteteve , lojrave , punes  me grupe dhe zoteron me shume lenden.

 Ata u shprehen se metodat jane mjaft interesante , mesimi eshte mjafte i kuptueshem si per ne por gjithashtu edhe per te gjithe nxensit e shkollave tjera . Me kete metode ne jemi me atraktiv gjate procesit mesimit dhe mesojm shume nga njeri – tjetri sepse puna ne grupe eshte shume e qelluar .

Pra puna ne grupe eshte shume e mire sepse i ndihmon shume nxenesve te dobet sepse momentin e zbatimit te ketij modeli qe ju eshte ofruar mesimdhenies tone edhe nxensit e dobet jane avancuar shume dhe ju ka ndiohmuar atyre qe mesimin ta kuptojn me mire dhe me lehte permes kesaj metode.

 Po verehet ndryshimi tek femijet tane, do te thote shume me lehte po e kuptojne mesimin dhe jane te kenaqur shume me keto metoda qe zhvillohen ne shkolle kjo verehet dukshem ne shtepi sepse jane me afer qellimit dhe ides se cka kane mesuar ne shkolle e kan nje vullnet me te mire sidomos ne punen me grupe sepse aty te ky model ata e kane gjete veten shume mire sepse ndihen te lire te shprehen ashtu si din dhe si e kane kuptuar mesimin.

Ne si prinder jemi te kenaqur me kete model te mesimit dhe ju deshirojme qe edhe me tutje te punohet ne kete drejtim.

Conclusion

Erdhem ne konkluzion dhe ne perfundim se permes ketij modeli te mesimdhenies arritem qe ta percjellim nje model te ri tek nxenesit , me kete metode ata ishin me atraktiv gjate procesit mesimore dhe ishin te barabarte mesimdhenien , kjo ide ishte e qelluar per mendimin tim sepse vereheshin nxnesit ne grupe gjate punes te kenaqur.

Gjithashtu nxenesit kishin mesuar qe ta vleresojne njeri - tjetrin , per punen qe ata e zhvillonin ne grupe gjate ores se mesimit dhe ti bejne pyetje ne mes grupeve qe punoni dhe para se te vlereson pra messuesi ata e vleresonin njeri - tjetrin kjo ishte nje perparesi shume e mire per nxenesit sepse edhe nxenesat me te dobet filluan te jene me atraktiv sepse puna ne grupe i avancoj edhe ata me te dobetit se ne mes grupit e kishin edhe ata mundesin qe te japin pergjigjje dhe te angazhoheshin me shoket e tyre .

Reflektimi behet zakonisht ne fund te vitit sepse e kemi gjithe permbledhjen dhe sukseset e punes se tyre per ti vleresuar dhe qe te japim nje perfundim per nxenesit duhet pra qe refleksionin ta bejme ne fund vite.

Credits

Mesuesi duhet te dije gjithashtu te percaktoje kerkesat per cdo nxenes dhe te pershtatet ne larmine e tyre me ane te zhvillimit te planeve te veprimit pedagogjik te shumellojshem duke patur parasysh arritjet dhe kapacitetet vetiake.

Kurrikula shkollore shpeshhere duhet zgjerohet nga vete mesuesi p.sh. ne klasen e pare kur nxenesit njohin shkronjat , lexojne dhe shkruajn ndonese sapo kane hyre ne klasen e pare.Nje mesues i suksesshem duhet te kujdeset ne vecanti per keta nxense duke hartuar e zbatuar nje plan te vecant per pune ne pershtatje me nivelin dhe deshirat e tyre per te mesuar.

Mesuesit qe punojne ne ciklin fillore theksojne faktin se natyra e vertete e mesimdhenies se tyre ndryshon vazhdimisht . Ajo behet me emocionale e kenaqshme e kendshme dhe me nivel me te larte intelektual , kur sigurohen pjesemarrje e gjere e nxenesve ne mesim.Si edukator duhet te mbajme parasysh se c’do nxenes qe ne mesojme eshte individe , produkt i kultures , i mjedisit , i shendetit , i temperamentit dhe i personalitetit te vecante.

. -         ndjekin deshirat e nxnesve duke sugjeruar fushat me me interes per t’u mbajtur parasysh gjate zbatimit te projekteve ne zhvillim duke krijuar keshtu mesime tematike dhe duke vene veten ne pozitat e nxnesve gjate gjithe kohes se veprimatrise se perbashket.Pra mesuesi mund te nxit mesimnxenie te re duke sjelle burime e informacione ne cdo kohe te punes ne oren e mesimit dhe jashte saj.

 -         fillojne zhvillimin e mesimit duke drejtuar pyetje per paqartesi qe mund te kene nxenesit.Kjo sherben per te marre te dhena per shkallen e informacionit qe kane ata rreth konceptit qe do te trajtohet.Me tej nepermjet bashkebisedimit nxjerrjen se c’fare duan te dine nxnesit dhe si mund te pervetesojne keto njohuri koncepte qe permban tema.

 -         Nxitin nxnesit te bejne pyetje te perfshihen ne diskutim dhe te perpunojne pergjigjjet e tyre.Ata mbeshtesin strategjite e te mesuarit te nxnesve dhe tregojne respekt per ta duke u lene kohe te mjaftueshme per tu pergjigjur.

 Karakateristika te tilla mund te ndeshen edhe ne pune te perditshme.Ato tregojne se mesuesi qe i zbaton , perdore forma te reja ne trajnimin e zhvillimin e mesimit.Ai shmanget keshtu nga format e njohura tradicionale nepermejte te cilave nxenesi trajtohet vetem si objekt i procesit mesimor.

Teacher Page

Adela Dervisha 

Master Profesional

Mesuesi ne Informatike

Universiteti "Ismail Qemali" Vlore

[img_assist|nid=22215|title=foto|desc=|link=none|align=center|width=480|height=640]